Sabri Fejzullahu së shpejti me libër për jetën dhe karrierën e tij 60 vjeçare në skenë

Këngëtari dhe aktori i njohur, Sabri Fejzullahu, në emisionin “Alarm” në ATV, ka treguar për herë të parë se është duke u përgatitur një libër që i kushtohet jetës dhe karrierës së tij 60-vjeçare në skenë, transmeton atvlive.tv.

Ai në këtë emision ka treguar se libri pritet të botohet së shpejti. Për botimin e këtij libri, këngëtari ka falënderuar një mik të tij, i cili është një afarist i suksesshëm në Zvicër, biznesmenin Driton Selmanaj.

“Unë e kam një mik të shpirtit familjar që e kemi, por është i Ermalit sepse Ermali dhe Ariana na ka njoftuar me ta, ai është z.Driton Selmanaj në Zvicër që jeton, është një djalë i ri që i ka 200 punëtorë të punësuar, merre me mend, në Zvicër 200 sigurime të bëhen për punëtorë, 200 rroga të jepen në fund të muajit, a ka sukses më të madh, hallall i qoftë. Ai, para gjashtë viteve me rastin e koncertit të 50 vjetorit të karrierës sime, ia ka dhënë malit një pliko dhe i ka thënë se kjo është për axhën Sabri, në shenjë që e ka koncertin, dhe unë i kam ndarë ato për një libër”, tregoi Fejzullahu.

Ai tha se në këtë libër do të përfshihen shumë gjëra nga jeta e tij, ku edhe janë mbledhur materiale të shumta nga karriera artistike.

“Unë jam duke e përgatitë librin që sa kohë, bile një mik zotri Thaçi është kah merret nga viti 1992 me atë librin tim që i ka mbledhur gjërat. Besoj se shumë shpejt do të dalë ai libër, a e di pse, sepse unë ky që jam, tjetër nuk bëhem, por është mirë me u shkru diçka, me mbet diçka që unë jam që 60 vite në skenë, jam edhe sot, dhe dje, edhe pasnesër kam me shku. S’e di a kam bërë ndonjë gjë, por ajo mbetet”, është shprehur këngëtari Sabri Fejzullahu. /atvlive.tv

Intervistën e tij mund ta ndiqni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA