​Rritje e fortë në bursat evropiane pas njoftimit për uljen e tarifave ndaj Kinës

Çmimet e aksioneve u rritën ndjeshëm në bursat evropiane sot, siç u rritën dje në Wall Street, teksa investitorët shpresojnë për një lehtësim të tensioneve tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.

Indeksi STOXX 600 i aksioneve kryesore evropiane u rrit 1.8 për qind në orën 9:30, duke u forcuar për të dytën ditë radhazi. Në të njëjtën kohë, indeksi FTSE i Londrës u rrit 1.02 për qind, në 8,415 pikë, ndërsa DAX i Frankfurtit u hodh me 2.15 për qind, në 21,750 pikë, dhe CAC i Parisit u rrit 1,43 për qind, në 7,430 pikë.

Çmimet e aksioneve u rritën edhe në bursat aziatike. Indeksi MSCI i aksioneve të Azi-Paqësorit u rrit me 0.7 për qind. Në të njëjtën kohë, indeksi japonez Nikkei u forcua 1.9 për qind, ndërsa çmimet e aksioneve në Shangai, Australi, Korenë e Jugut dhe Hong Kong u rritën midis 0.1 dhe 2.4 për qind.

Investitorët në tregjet botërore të aksioneve u inkurajuan nga rritja e fortë e djeshme në Wall Street.

Indeksi Dow Jones u rrit me 2.7 për qind, ndërsa S&P 500 u rrit 2.5 për qind dhe indeksi Nasdaq u rrit 2.7 për qind.

Me këtë kërcim, indekset plotësuan të gjitha humbjet e një dite më parë, kur investitorët u shqetësuan nga sulmi i ashpër i presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryetarit të Fed-it, Jerome Powell.

Megjithatë, Trump tha dje se ai nuk ka plane për të hequr Powell, ai thjesht dëshiron norma më të ulëta interesi.

Investitorët u inkurajuan gjithashtu nga deklarata e sekretarit të Thesarit Scott Bessent, se ai beson se tensionet tregtare midis SHBA-së dhe Kinës do të zbuten, megjithëse negociatat me Pekinin nuk kanë filluar ende dhe ka të ngjarë të jenë të ngadalta.

“Lehtësimi i acarimit SHBA-Kinë, falë komenteve të Bessent, e ka shtyrë tregun më lart,” tha Ryan Detrick, strateg pranë grupit Carson.

Trump më vonë tha se donte një marrëveshje me Kinën dhe se tarifat nuk do të ishin afërsisht 145 për qind, por as 0 për qind, transmeton KosovaPress.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA