Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike, do t’i rrezikojë bizneset vendëse thotë Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti.
Krahas kësaj, Ahmeti thotë se shtrenjtimi i rrymës mund të krijojë edhe çrregullim të tregut dhe nxitje të një inflacioni.
Tutje, ai foli edhe për protestën e paralajmëruar që pritet të mbahet më 5 prill, kundër propozimit të ZRrE-së për shtrenjtim të rrymës, për çka tha se bizneset do e mbështesin këtë protestë.
Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë. ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 Mars të vitit pasues.
Ndryshe që nga viti 2021, Kosova ka blerë energji elektrike mbi 500 milionë euro, ndërkohë që qytetarët stepur nga faturat e larta dhe të papërballueshme të energjisë elektrike edhe para se operatorët energjetikë të publikonin kërkesat për shtrenjtim të energjisë elektrike deri në 35 për qind.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: