Tri dekada pas rrethimit të Sarajevës, prokuroria italiane ka hapur një hetim që më në fund mund të hedhë dritë mbi një nga segmentet më të errëta të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë: “snajperistët e fundjavës” që, sipas dëshmitarëve, paguheshin për të qëlluar mbi civilë.
Një nga të parët që e zbuloi këtë histori ishte Edin Subashiq, ish-oficer i inteligjencës së Ushtrisë së Bosnjë dhe Hercegovinës.
Subashiq për TRT Balkan tregoi detajet e rrëfimit: nga momenti kur e zbuloi deri te informacionet e fundit që lidhen me hetimin e prokurorisë italiane.
“Sipas dëshmive të mbledhura, këta individë nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin në Bosnjë. “Ata vinin nga vende të ndryshme të Evropës – kryesisht nga Italia – vetëm për të qëlluar mbi qytetarët e Sarajevës, duke e kthyer vrasjen në argëtim. Bëhej fjalë për persona të pasur, gjuetarë profesionistë në vendet e tyre, të cilët kërkonin “përjetime adrenaline” në zonën e luftës, duke përfaqësuar një sistem të deformuar vlerash”.
Ai thotë se ata vinin në Bosnjë në mënyra të ndryshme, e kishte edhe linja të ndryshme transferimi, e që pika kryesore e nisjes ishte Italia.







