Kalo te përmbajtja
Të fundit

Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023

Rita Ora dukej e pabesueshme me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të madh dramatik teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, Met Gala 2023, në Muzeun Metropolitan në New York City të hënën në mbrëmje.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, ishte e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, i cili theksonte çdo centimetër të figurës së saj mahnitëse trupore, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.

Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.

Fustani e saj kishte një dantellë me lule dhe byrynxhyk të vendosur në mënyrë perfekte, ndërsa bishti i tij rridhte me sa duket për kilometra pas Ritës dhe poshtë shkallëve ikonike të Muzeut Metropolitan.

Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji – së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte.

Bizhuteritë magjepsëse dukej se i pikonin nga gishtat teksa ajo mahniti me dukjen e saj elegante.

Ajo i vuri në pah tiparet e saj me makijazhin e lehtë në ngjyrën karamel, ndërsa i kishte lënë flokët e saj në kaçurrela të lirshme.

Asaj iu bashkua bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, 47 vjeç, i cili dukej elegant i veshur me një xhaketë sportive të gjatë, të cilën e kishte veshur pa këmishë dhe të kombinuar me pantallona të bardha.

Ai i shtoi një stil shtesë ansamblit me perlat si dhe një korsazh të zi me lule.

Nata më e madhe e modës u mbajt si çdo vit tjetër në të hënën e parë të majit me yje të shumtë që shkëlqyen me dukjen e tyre interesante.

Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023 | ATV