Regjisorja shqiptare Erleta Rexhepi, do të jetë pjesë e jurisë përzgjedhëse në një nga festivalet ndërkombëtare të teatrit që do të mbahet në Krakovë të Polonisë, gjatë muajit maj.
Rexhepi ka bërë të ditur se është përzgjedhur si anëtare e jurisë që do të vlerësojë dhe përzgjedhë shfaqjet pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës.
“…Jam pjesë e anëtarëve të jurisë përzgjedhëse të shfaqjeve. Kanë aplikuar shfaqje nga shtete të ndryshme të botës dhe festivali do të mbahet në muajin maj…”, është shprehur ajo.
Sipas Rexhepit, festivali zhvillohet në bashkëpunim edhe me festivale të tjera ndërkombëtare nga Gjermania, Korea… duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave artistike.
Ky festival synon t’u japë mundësi artistëve nga vende të ndryshme të prezantojnë artin dhe punën e tyre në skenë, si dhe të nxisë bashkëpunimin mes shteteve që prodhojnë shfaqje teatrale.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Erleta Rexhepit, klikoni në linkun e mëposhtëm:






