1.9 C
Pristina
Saturday, February 21, 2026

Real Madrid insiston për transferimin e Nico Schlotterbeck

Gara për sigurimin e shërbimeve të qendërmbrojtësit të Borussia Dortmund Nico Schlotterbeck po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Shumë klube në Evropë i janë vënë pas yllit gjerman,dhe gjasat që Schlotterbeck të largohet nga Signal Iduna Park janë të mëdha.

Përndryshe klubi mbretëror spanjoll Real Madrid sipas Diaro AS bën të ditur se po synon që të transferojë Schlotterbeckun në verë,teksa synon që të mposhtë konkurrencën e rivalit të përbetuar Barcelona e cila ka kohë që po synon transferimin e gjermanit në Camp Nou.

Megjithatë mbetet të shihet se në cilën skuadër Schlotterbeck do të transferohet gjatë verës,apo do të mbetet në Bundesligë ku mund të transferohet tek Bayern Munich.

Kujtojmë që Nico Schlotterbeck ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në qershor të vitit 2027,teksa në tregun e transferimeve vlen rreth 55 milionë euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA