Rastet e vrasjeve në Kosovë janë në rritje

Përgatiti: Sara Shehu

Rritja e numrit të vrasjeve në Kosovë është shndërruar në një shqetësim për shoqërinë.

Ngjarjet e ngjashme si rasti i fundit i vrasjes së 30 vjeçares Liridona Murseli, qytetarët po i konsiderojnë tejet frikësuese.

“Është tejet e rëndë kjo situatë që po ndodhin këto raste, para vitit 2000 nuk ka pasur kësi rastesh s’ka pas ksi probleme mes familjes është për t’u frikësuar….”, thotë Shaban Halimi, qytetar.

“Është gjendje e mjerueshme…”, thotë një tjetër qytetar.

Mes tjerash, qytetarët kanë shpresë tek organet e rendit dhe sigurisë për zbardhjen e rasteve të vrasjeve.

“Policia hetuesit janë duke punuar shumë mirë urojmë që deri në fund t’i gjejnë të gjitha rastet…..”, tha Milaim Makolli, qytetar.

Nga ana tjetër, sociologët konsiderojnë se vrasja si fenomen ndodh për shumë arsye.

“Vrasja si fenomen ndodhë për shumë arsye dhe faktorë që ndikojnë në përhapjen e saj, ndër to: mungesa e kontrollit, shtimi i dhunës dhe pasigurisë publike, qasja jorigoroze e sistemit të drejtësisë (dënimet e lehta), frustrimi shoqëror dhe paaftësia – mungesa e inteligjencës emocionale për t’i zgjidhur problemet apo për t’i menaxhuar krizat, agresiviteti në rritje, mungesa e vetëdijes dhe ndërgjegjes individuale dhe shoqërore, qasja e lehtë në pajisjen dhe përdorimin e armëve”, tha Labinot Kunushevci, sociolog.

Sipas statistikave të policisë, që nga 1 janari deri në fillim të dhjetorit, në Kosovë janë regjistruar 27 vrasje. Ky numër rezulton më i lartë në krahasim me numrin e vrasjeve që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA