Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni ka dalë me një njoftim urgjent për qytetarët kosovarë, pasi mbrëmë dhjetëra shoferë kanë mbetur pa targa të automjeteve në kryeqytetin slloven, Lubjanë. Qytetarët e prekur janë ftuar të kontaktojnë ambasadën për këshilla dhe asistencë rreth kthimit në Kosovë.
Në njoftim, theksohet se para se të kërkohet asistencë nga Ambasada, rastet duhet të raportohen fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.
Njoftimi i Ambasadës:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë. Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.
Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221.
Ju faleminderit për bashkëpunimin.







