13.6 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

‘’Ramë Lahaj & Friends’’, sonte nisë edicioni i tretë i festivalit të operës

Tenorë e dirigjent dhe artistë të tjerë të operës me famë botërore edhe sivjet do të ngjiten në skenën e sheshit ‘’Skënderbeu’’ në edicionin e tretë të festivalit ‘’Ramë Lahaj & friends’’.

Tenori kosovar, Ramë Lahaj, njëherësh edhe organizator i këtij festivali tha se synimi i tij është promovimi i Kosovës, tek kolegët e tij.

“Ajo që më gëzon mua është se ky pasion po më mundëson të sjell talenta botërorë në Kosovë sikurse edhe kësaj radhe. Dua t’i tregoj botës se ne kemi kualitet si popull jemi talenta. Andaj është kënaqësi për mua që të bëjë këtë gjë edhe këtë vit, është kënaqësi me pru koleg të mi prandaj quhet ‘’Rama dhe shokët e tij’’. Kemi qenë me fat që kemi gjet mbështetje nga institucionet duke filluar nga Komuna e Prishtinës”, tha Lahaj.

Veç nderit për të luajtur para publikut në Prishtinë, tenori, Alessandro Safina, u shpreh i lumtur edhe për mikpritjen dhe atmosferën e mirë para festivalit.

“Është nder për mua që të performojmë së bashku me kolegët tanë këtu në Prishtinë. Është një ngrohtësi një atmosferë shumë e mirë”, tha Safina.
Në konferencën e përbashkët me dy tenorët, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kjo ngjarje po shërben vit pas viti në transformimin e kryeqytetit.

“Ky festival po sjell një numër të madh të talentëve në kryeqytet. Një festival multidimensional që po e transformon kryeqytetin në një vend të kulturës. E di që sonte s’ka me ra shi sepse e kemi diellin në ora 20:30, në krye me Ramë Lahaj”, tha Rama.

Ndryshe prej edicioneve të kaluara, edicionit të sivjetmë të Lahajt, i ka paraprirë ekspozita “Rrnofsh’ sa malet”, ku përmes artit pamor u përcoll mesazhi për mbrojtjen e ambientit.

“Ramë Lahaj International Opera Festival” përfundon më 31 korrik, dhe do t’i kushtohet jetës dhe veprës së Nexhmije Pagarushës. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA