‘Qesi hoxhe s’kena pasë, as nuk kena me pas, e ka hijeshu edhe fshatin’ – Ky është Hoxha që i bëri bashkë për 16-tën herë në Iftar banorët e Hogoshtit

Derisa koha e iftarit po afrohej, të gjithë bashkë po bënin po bënin përgatitjet e fundit për këtë natë. Prej 16 vjetësh, për hoxhën e fshatit Hogosht të Kamenicës, Xhemush Biçku, është bërë traditë që një iftar ta presin me bashkëvendësit e tij.

Imami Biçku, në një prononcim për ATV-në, tregoi se ky është iftari i 16-të me radhë që e organizojnë me gjithë fshatin, ndërsa një traditë të tillë do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Ideja është e kahershme, për arsye se unë jam imam këtu tash e 28 vite. Para luftës dhe pas luftës, dy tri vite, kemi organizuar iftare më të vogla nëpër shtëpi, nëpër oda dhe kur filloi koha të nxehet verës, e pamë të arsyeshme që të mos bëjmë iftar me 10-15 vetë, por t’i bëjmë iftaret së bashku të gjithë fshati këtu. Ky është iftari i 16-të me radhë, por edhe sa të jem, gjithmonë do ta vazhdojmë këtë traditë”, tha ai.

Imami Biçku tregoi se janë dy iftare që i organizojnë për çdo Ramazan me banorët e fshatit Hogosht.

“Në i bëjmë dy iftare. Sot e kem iftarin për 220 vetë, kurse ditën e shtunë, me 15 prill, e kemi iftarin edhe të motrave tona, bijave. Që 33 vite që lexoj nga libri i shenjtë Kurani fisnik, sonte e kemi edhe duanë e hatmes këtu”, tha ai.

Banorët e fshatit kanë vetëm fjalë të mira për imamin Biçku, për të cilin thonë se ka bërë shumë vepra bamirësie për fshatin.

“Na kemi pasë edhe përpara hoxhallarë nja 10-15 që i kam kapërcy unë, por kësi hoxhe nuk kemi pasë, e as nuk këna me pasë. Ky shumë e do popullin, e do njerëzimin, e do punën. Ky çka ka punu, nuk e di a bën me kallxu a jo, m’u çudit, sa shtëpitë i ka ndërtua ky, veç çelsat ua ka dhënë fukarave”, thotë Ramadan Taip Agaj, banor i fshatit Hogosht. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA