Punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” kërkojnë kompensimin për orët e punës në vikend përmes procedurave

Përgatiti: Armand Hoti

Ndërmarrja “Trepça”, nuk ua pagoi orët e punës gjatë vikendeve disa punëtorëve, gjatë periudhës 2021-2023.

Tash ata synojnë t’i marrin paratë e tyre përmes përmbaruesit.

Procedura përmbarimore, pritet t’i kushtojë “Trepçës” rreth 1 milionë euro.

“Një pjesë e tyre afro 1 milionë euro është e punëtorëve…tani e kemi vetëm një bllokadë nga furnitorët e tjerë, ndërsa të tjerat janë për shkak të orëve të vikendit. Për momentin të gjitha borxhet i kam të trashëguara”, tha kryeshefi i Trepçës, Faton Ahmeti.

“Përshmbull, ne afër 200 mijë euro kemi vetëm shpenzime për avokat. Kemi kërkuar miqësisht nga punëtorët që të vijnë tek ne dhe të tërhiqen lëndët përmbarimore dhe të bëhet një marëveshje interne me këste me mujore që t’i ikim shpenzimeve të tjera”, tha Ahmeti.

Por, kryetari i Sindikatës së Minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, thotë se punëtorët nuk kanë gatishmëri për një ujdi me menaxhmentin.

“Dëm nuk ka këtu…Sa e kam vërejtur tek punëtorët nuk ka gatishmëri të bëhet një marrëveshje e tillë…sepse nuk kanë dashur t’i ikin procedurave gjyqësore, pasi kanë menduar se kjo është rruga më e drejtë”, tha Januzi.

Nga dhjetori deri në shkurt “Trepça” pagoi mbi 1 milion euro vetëm lëndë përmbarimore.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA