Niveli i lartë i stresit financiar mund të ndikojë në mirëqenien e njerëzve, duke rritur nivelet e shqetësimit psikologjik, ankthit dhe depresionit.
Lidhur me këtë, në emisionin “LIBERO”, ishin të ftuar ekspertë të fushave të ndryshme të cilët dhanë opinione dhe informacione rreth stresit financiar dhe pasojat që mund të sjellë tek individët!
Vlen të ceket se shqetësimi ekonomik konsiderohet se rritë rrezikun e dhunës në familje dhe sjellë një rrezik të lartë të dhunës në familje.
Lidhur me këtë, psikologu Naim Telaku tha se stresi financiar dhe dhuna në familje janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe se rënia ekonomike sjellë dhunë brenda familjes.
“…Nuk ka dyshim që zbehja e perspektivës sociale ndikon jo vetëm në krime, vjedhje apo grabitje por edhe në dhunën në familje…Krimet, vrasjet dhe dhuna në familje janë të ndërlidhura me varfërimin e përgjithshëm të popullsisë…”,tha psikologu Telaku.
Duke i kujtuar vetes se financat tuaja nuk ju përcaktojnë si person mund të zvogëlojë ndjenjat e trishtimit, turpit ose fajit dhe gjithashtu konsiderohet si një mënyrë e shmangies së stresit financiar.
Për të ndjekur diskutimin e plotë në studio, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: