spot_imgspot_img
spot_img

Pse bëjmë gjëra për të tjerët “për hatër”?

“Hajt se e kam shok”, “hajt se e kam koleg”, “hajt se e njoh moti”, “hajt se ai/ajo më ka ndihmu në x situate”, “hajt se gjynah”, “hajt se i ka disa telashe”, “hajt se më kanë thanë që është i/e mirë”, “hajt se”…

Shpesh e gjejmë veten në situata ku bëjmë gjëra jo pse duam, jo pse kemi bindje, por vetëm “për hatër”. Kjo duket si një virtyt në pamje të parë, sepse lidhet me respektin dhe ruajtjen e marrëdhënieve, por nëse bëhet mënyrë jetese, ajo kthehet në humbje të vetvetes.

Çfarë do të thotë të bësh gjëra “për hatër”?

Të bësh diçka “për hatër” do të thotë të pranosh një veprim, një vendim apo një sakrificë, jo sepse e ndien të drejtë ose të nevojshme, por vetëm për të kënaqur dikë tjetër, për të shmangur konfliktin ose për të ruajtur një farë fasade. Në këtë rast, njeriu sakrifikon vullnetin dhe dëshirat e tij, duke vendosur prioritetin te të tjerët.

Sipas një studimi shkencor të “Science Direct”, janë dy forma të shprehjes së vetes: autentike dhe jo-autentike. Rezultatet tregojnë që shprehja autentike (të bësh gjëra sipas asaj që je, jo sipas pritshmërive të jashtme) lidhet me mirëqenie emocionale dhe psikologjike, ndërsa shprehja jo-autentike sjell presion, më pak autonomi dhe efekte negative.

Sipas ekspertit të njohur të marrëdhënieve dhe sjelljes, Patrick Wanis, kur gjërat bëhen për hatër, marrëdhëniet janë të pashëndetshme dhe të pasinqerta dhe gjithashtu mungon autenticiteti te vetvetja! Wanis thotë se falsiciteti ose joautenticiteti nxitet nga frika e refuzimit, megjithatë sipas tij, ani pse refuzimi është i dhimbshëm, të jesh i “dashur” ose i “mirëpritur” për dikë që NUK JE është më i dhimbshëm sepse nuk do të ndihesh kurrë i plotësuar dhe do të jesh i rraskapitur nga të qenit vazhdimisht hipervigjilent dhe duke u përpjekur me dëshpërim të ruash miratimin e tyre.

4 faktorët kryesorë, pse nuk është e shëndetshme t’i bëjmë gjërat për hatër:

1. Humbja e autenticitetit – Kur bëjmë gjithçka për hatër, largohemi nga vetja dhe nga ajo që na bën të veçantë.

2. Akumulimi i pakënaqësive – Me kalimin e kohës, njeriu mbushet me frustrime të pashprehura, që shpërthejnë në forma të tjera, shpesh të padrejta.

3. Marrëdhënie të pabalancuara – Një marrëdhënie e bazuar vetëm në “hatër” nuk është e shëndetshme. Ajo krijon varësi dhe mungesë sinqeriteti.

4. Humbja e respektit për veten – Sa më shumë të mënjanojmë dëshirat tona, aq më e vështirë bëhet të respektojmë vetveten.

Si ta zhdukim “hatrin”?

Nga këndvështrimi i ekspertit të marrëdhënieve dhe sjelljes, është e rëndësishme të pranojmë se ndoshta nuk do të jemi gjithmonë autentik në çdo moment dhe me të gjithë në jetën tonë. Së pari, ne jemi njerëz dhe së dyti, ndonjëherë, e përshtatim sjelljen tonë sepse kemi nevojë për diçka… “…Po flas për strategji të llogaritura – të hartuara për të arritur një qëllim specifik. Megjithatë, edhe këtu, dikush mund të argumentojë se është besnik ndaj vetes, nëse ajo vetvete është dikush që bën gjithçka që është e nevojshme për të marrë atë që dëshiron…”, tha Wanis.

Megjithatë, për ta zhdukur “hatrin” duhet që:

1. Të vendosim kufij – Thënia e fjalës “jo” nuk është egoizëm, por mbrojtje e shëndetit mendor dhe të drejtave tona.

2. Të komunikojmë me sinqeritet – Në vend që të bëjmë diçka vetëm për të mos ofenduar, duhet të shpjegojmë me butësi pse nuk mundemi.

3. Të zgjedhim me vetëdije – Nëse ndonjëherë e bëjmë një gjë për hatër, duhet ta bëjmë me vullnet të lirë, jo nga detyrimi, por nga dëshira për të dhënë dashuri.

4. Të respektojmë veten njësoj si të tjerët – Marrëdhëniet janë të shëndetshme vetëm kur ekziston barazi në respekt dhe mirëkuptim.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA