Kalo te përmbajtja
Të fundit

PSA me moton “N’besë t’popullit” synon fitore historike më 28 dhjetor

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

PSA me moton “N’besë t’popullit” synon fitore historike më 28 dhjetor

Në ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës, të cilat do të mbahen këtë të diel, më 28 dhjetor, Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve po vazhdon aktivitetet e saj elektorale në gjithë Kosovën dhe në diasporë.

Me 61 kandidatë për deputetë dhe me moton “Në Besë t’Popullit”, PSA po zhvillon një fushatë të gjerë politike. Kryetari dhe kandidati me numrin 1 në listën zgjedhore të kësaj partie, Artan Asllani, ka falënderuar publikisht aktivistët dhe përkrahësit për angazhimin e tyre të palodhshëm.

Në një mesazh tjetër drejtuar qytetarëve, Asllani theksoi nevojën për reflektim dhe guxim për ndryshim. Ai ngriti pyetjen se çfarë jete duam për fëmijët, gratë, punëtorët, bizneset dhe të rinjtë që sot po përballen me pasiguri dhe mungesë perspektive.

Në përmbyllje, kryetari i PSA-së u bëri thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të mos qëndrojnë anash, por të marrin vendim dhe të dalin për të votuar.