Pronari i Facebook-ut do t’i largojë nga puna 10,000 punonjës

Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do t’i largojë nga puna 10,000 punëtorë.

Kjo do të jetë vala e dytë e largimeve masive nga puna nga gjiganti i teknologjisë, i cili i shkarkoi 11,000 punonjës në nëntor 2022.

Shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, tha se largimet ishin “të vështira” dhe ishin pjesë e një “viti të efikasitetit”.

Përveç humbjes së 10,000 punëtorëve, 5,000 vende të hapura në kompani do të mbeten të paplotësuara.

“Unë mendoj se duhet të përgatitemi për mundësinë që ky realitet i ri ekonomik të vazhdojë për shumë vite”, tha ai, shkruan BBC.

Këto largime vijnë pasi kompanitë e tjera, përfshirë Google dhe Amazon, janë përballur me mënyrën se si të balancojnë masat e uljes së kostove me nevojën për të mbetur konkurrues.

Në fillim të këtij viti, Amazon njoftoi se planifikonte të mbyllte më shumë se 18,000 vende pune për shkak të “ekonomisë së pasigurt” dhe punësimeve të shpejta gjatë pandemisë, ndërsa kompania mëmë e Google, Alphabet, bëri 12,000 shkarkime nga puna.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA