Kalo te përmbajtja
Të fundit

Probleme me ngrohje, shkolla “Pavarësia” punon me orar të shkurtuar

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Probleme me ngrohje, shkolla “Pavarësia” punon me orar të shkurtuar

Përgatiti: Alma Hysenaj

Për disa ditë radhazi shkolla “Pavarësia” në Prishtinë mban mësimin me orar të shkurtuar për shkak të intensitetit të pamjaftueshëm të ngrohjes.

Reklamë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës, Halil Brahaj tha se pavarësisht ngrohjes jo të qëndrueshme, mësimi megjithatë ka vazhduar.

“Nga dita e djeshme temperaturat janë më të larta brenda në shkollë, shto këtu për faktin që janë ulë edhe temperaturat nga jashtë. Mirëpo, po shpresojmë që tani i tutje të mos na shfaqet i njëjti problem”, tha Brahaj.

Derisa, Bashije Bunjaku mësimdhënëse tha se situata ka shkaktuar telashe meqë fëmijët detyrohen të rrijnë me xhaketa gjatë mësimit.

“Procesi mësimor ka shkuar me një orar të shkurtuar dje pasi që ka qenë më të vërtetë shumë ftohtë, e presim disa përmirësime sepse po të vazhdohet kështu do të kemi edhe probleme shëndetësore”, tha Bunjaku.

Ndërkaq, në një përgjigje për ATV-në nga Termokosi tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur disa testime të rrjetit të ngrohjes.

“Për shkak të disa testimeve të rrjetit të ngrohjes, niveli i ngrohjes për shkollën “Pavarësia” ka qenë më i dobët. Ekipet në terren janë angazhuar për stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, andaj brenda një ore shkolla “pavarësia” do të ketë sërish ngrohje të mjaftueshme”, thuhet në përgjigjën e Termokosit

Për gjendjen aktuale në shkollë ka pasur ankesa nga prindërit ndërkaq disa i tërhoqës për ca ditë fëmijet nga shkolla.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Probleme me ngrohje, shkolla “Pavarësia” punon me orar të shkurtuar | ATV