Komuna e Prishtinës ka mbajtur ceremoninë e themelimit të Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë të Kryeqytetit, një nismë për forcimin e kapaciteteve të reagimit emergjent dhe përfshirjen aktive të komunitetit në sigurimin e Kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, ka thënë se kjo Shoqatë do t’i shtoj qytetit siguri me të madhe.
“Pas një punë të pa lodhshme të kryeqytetit, kemi arritur në një përmbyllje të suksesshme të këtij aktivitete që po e përurojmë që i shton kryeqyteti siguri më të madhe”, ka thënë ai.
Drejtori i Shërbimeve Publike Lulzim Fushtica ka thënë se ky ka qenë një premtim i kryetarit të komunës që tani janë duke e përmbushur.
Ai ka thënë se një prej premtimeve që kryetari Rama e ka pasur në fillim të mandatit ka qenë krijimi i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë të Kryeqytetit.
“Më 5 mars e kemi regjistruar Shoqatën si OJQ, statuti është i aprovuara nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kryeqyteti tani e ka Shoqatën Vullnetare të Zjarrfikësve, jemi në përfundim të hartim të rregullores që do të përcaktoj kushtet dhe punën dhe përgjegjësin e shoqatës. Për herë të parë në Kosovë kemi një shoqatë të tillë. Do të jetë një ndihme e jashtëzakonshme e brigadës profesioniste. Në Evropë një barrë shumë të madhe e bëjë këto shoqata. Vendin e kemi identifikuar se ku do të jetë ndërtesa. Kemi ndarë buxhetin për blerjen e uniformave. Objekti është caktuar në Lagjen Kolovica e Re jemi në fazën e rindërtim të ndërtesës. I ftojmë qytetaret që t’i bashkëngjiten kësaj Shoqate, pa marr parasysh profesionit. Do të kemi edhe mjek edhe profile të ndryshme. Ata do të jenë të angazhuar në baza vullnetare. Po në rast ku do të angazhohen, sipas ligjit në fuqi ata do të paguhen për shërbimin që e japin, për dy, tri orë”, tha Fushica
Malë Gashi, zëvendësuesi i komandatit të brigadës se Zjarrfikësve në Prishtinë, do t’i formojë organet e kësaj shoqate dhe se presin që të kenë një numër të madh të vullnetareve që do të paraqiten.
Ai ka shtuar se javën e ardhshme do të mbahet Kuvendi në të cilin do të caktohen bordi, komandanti i zjarrfikësve, zëvendës komandanti si dhe do të votohet rregullorja.
“Ne do t’i ndërtojmë organet e shoqatës dhe pastaj do të bëjmë thirrje për qytetarë, ne po shpresojmë që të ketë numër të madh i njerëzve që do të inkuadrohen në këtë shoqatë. Për të ju ndihmuar qytetareve të kryeqytetit, sepse reagimi në zharre dhe fatkeqësi natyrore ka të bëjë në shpëtim të jetës, mirave materiale dhe ruajtjen e ambientit. Shpresojmë që do të jetë një numër i madhe i njerëzve që të japin kontribut në shoqatën vullnetare që do të jetë komponente kyçe për shërbimi profesional të zjarrfikësve dhe shërbimit. Akti i parë që do të votohet në Kuvend, që pritet që të mbahet javën e ardhshme, është akti i themelit të shoqatës dhe rregullores se si do të përcaktohen të gjitha kriteret, detyrat, përgjegjësit e secilit”, ka thënë Gashi.