Prishtina bëhet me shoqatë të vullnetarëve për zjarrfikje dhe shpëtim

Përgatiti: Benita Zeneli

Kur marrin thirrje të tilla, zjarrfikësve që janë në detyrë, në ndihmë mund të iu dalin edhe zjarrfikës vullnetarë.

Në këtë të marte Prishtina është bërë me shoqatë të vullnetarëve për zjarrfikje dhe shpëtim.

“Prishtina është në rritje të vazhdueshme, e krahas me rritje vinë edhe sfida të reja, prej rritjes së popullsisë e deri te zgjerimi i infrastrukturës, kërkohet që të jemi në gatishmëri të përhershme edhe për situata emergjente. Andaj këtë shoqatë e shoh si tejet të rëndësishme e mbështetëse për Prishtinën tonë që do të ndihmojë të përballemi me lloje të ndryshme të fatkeqësive qofshin ato natyrore a po të shkarkuara nga njeriu”, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Hap të rëndësishëm në forcimin e sigurisë publike, formimin e kësaj shoqate, po e konsideron edhe drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica.

“Siguria dhe menaxhimi i emergjencave nuk janë vetëm përgjegjësi e institucioneve shtetërore, ato kërkojnë një përfshirje të gjerë dhe një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve dhe qytetarëve”, tha Fushtica.

Efikasitet më të madh me ndihmën e vullnetarëve, po pret të ketë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të kryeqytetit, Malë Gashi.

“Është një mision i gjerë, të cilët duhet të tregojnë gatishmëri, guxim për t’i realizuar të gjitha detyrat që i kanë para vetes. Dhe kjo do të jetë një komponent e brigadës profesionale për zjarr fikje dhe shpëtim që do të na ofrojë mundësi jo vetëm në fikje të zjarreve po për tu ballafaquar me fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera”, tha Gashi.

Numri i zjarrfikësve në Prishtinë aktualisht është 83.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve, në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA