9.4 C
Pristina
Friday, December 5, 2025
spot_imgspot_img
spot_img

Prindër mos e teproni me kujdes ndaj fëmijëve, “Overprotective Parenting” po ndikon në identitetin e tyre

Përgatiti Olsa Beluli

Në dekadat e fundit, kur bota bëhet gjithnjë e më komplekse dhe e paparashikueshme për shkak të internetit, presionit social dhe shqetësimeve për sigurinë, shumë prindër e ndiejnë nevojën që t’i mbrojnë fëmijët e tyre me çdo kusht. Por studimet e reja tregojnë se mbrojtja e tepruar, edhe pse e bëra me qëllim të mirë, shpesh e pamundëson pavarësinë dhe autonominë e fëmijëve.

Çfarë nënkupton “overprotective parenting”?

Bazuar në studime dhe artikuj të shumtë shkencorë termi ‘’overprotective parenting’’ i referohet një stili prindërimi ku kontrolli, mbrojtja dhe përkujdesja janë shumë intensive më shumë sesa kërkon mosha ose nevojat e fëmijës. Prindërit shpesh vendosin kufij shumë të ngushtë, ndërhyjnë në vendime, frenojnë eksperiencat dhe ndërmarrjet individuale dhe përpiqen të shmangin çdo rrezik apo dështim. Kjo ndodh shpesh me motivin “dua të jem i sigurt fëmija të mos vuajë.”

Por sipas psikologëve dhe sociologëve, “teprimi’’ në këtë mbrojtje mund të ketë pasoja të padëshiruara për zhvillimin e fëmijës.

Një studim i vitit 2025 me të rinj (mosha 18-30 vjeç) zbuloi se prindërimi “overprotective” ka lidhje me vlerësim të dobët të autonomisë, identitetit dhe pavarësisë personale. Autorët vënë në dukje se fëmijët e mbrojtur tepë r kanë pak mundësi për t’u menaxhuar vetë gjë që ndikon në vendimmarrje, pavarësi dhe zhillim emocional.

Zgjidhjet e reja:

Disa ekspertë nga Australia morën në studim një grup prindërish të regjistruar në një klasë prindërimi, ku morën leksione mbi një metodë të re të shkëputjes nga fëmija. Rezultatet treguan sa efektive ishte kjo metodë, e quajtur “qasje respektuese”, e cila i trajton fëmijët si njerëz të aftë dhe të pavarur, dhe u krahasua me teknikat e tjera të prindërimit. Studimi tregoi se prindërit që ndoqën këtë leksion një herë në javë për një muaj e gjysmë ishin dukshëm më pak të stresuar.

Vlen të theksohet se prindërimi overprotective shpesh privon fëmijët nga përballimi me sfida, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve vetë. Kjo dëmton aftësinë për t’u bërë të pavarur, për të folur për veten, për të marrë iniciativa dhe për të mësuar nga gabimet.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA