NJOFTIM
Njoftohen të gjithë Aksionarët e PriBank Sh.A. se sipas kërkesave të ligjit nr.04/L-093 për bankat institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, nenit 24, dhe statutit të PriBank, Mbledhja e Përgjithshme e Aksionarëve, do të mbahet më datë 25 Prill 2025, ditë e Premte, prej orës 16:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të PriBank në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Në këtë mbledhje propozohet ky:
REND DITE
- Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Bordit të Drejtorëve për vitin 2024
- Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të PriBank për vitin 2024
- Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Auditorit të Pavarur për vitin 2024
- Zgjedhja e Auditorit të Pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të PriBank për vitin 2025
- Të ndryshme
Bordi i Drejtorëve
PriBank