Prezantohet numri i protestuesve në Serbi

Arkivi i tubimeve publike, një organizatë që numëron pjesëmarrësit në tubime publike, ka dhënë një vlerësim të numrit të atyre që morën pjesë në protestën e madhe e cila është mbajtur dje pasdite në Beograd.

Bazuar në hulumtimin në terren dhe analizën e pamjeve nga protesta e djeshme në Serbi, Arkivi i Tubimeve Publike vlerëson se në këtë tubim kanë marrë pjesë nga 275.000 deri në 325.000 persona, me mundësi që numri të jetë edhe më i madh, thuhet në një postim në Facebook.

Siç shtuan ata, për shkak të madhësisë së jashtëzakonshme, natyrës dinamike dhe strukturës së tubimit, si dhe situatës së paqartë në pjesë të caktuara të qytetit, veçanërisht në Beogradin e Ri, nuk është i mundur një vlerësim më i saktë, raporton Danas.
Atmosfera ishte e tensionuar dhe gjatë heshtjes pesëmbëdhjetëminutëshe u dëgjua një shpërthim i fortë në afërsi të Parkut të Pionerit, kur rojet e studentëve hoqën jelekët dhe njoftuan se kjo protestë nuk ishte më e tyre.

Kolonat protestuese të demonstruesve që iu përgjigjën thirrjes së studentëve në bllokadë lëvizën nëpër Beograd, nga të gjitha drejtimet dhe të gjitha pjesët e qytetit, ndërkohë, vëzhguesit vlerësuan se kjo ishte një protestë historike.

Aty pati gjuajtje të mjeteve pro teknikë, derisa pranë institucioneve është parë një numër i madh i Policisë dhe ushtrisë serbe.
Studentët kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Ata morën mbështetje edhe nga figura të shumta publike, aktorë, këngëtarë, sportistë, punonjës të medias, si dhe individë nga profesione të tjera, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, mjekë, edukatorë, e po ashtu edhe politikanë të opozitës në Serbi.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024, transmeton KosovaPress.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave në lidhje me shembjen vdekjeprurëse të strehës në Stacionin Hekurudhor të qytetit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA