Përgatiti: Pranvera Krasniqi
Lëvizjen mbrapa po e bënë me shumë vështirësi, por zgjidhje tjetër nuk ka.
Shumë qytetarë që të enjten planifikuan t’i parkojnë veturat në lagjen Dardania në Prishtinë, nuk gjetën parking.
Me qëllim krijimin e hapësirave të bollshme për parking, jo vetëm në Dardani, por edhe në Ulpianë, Lakrishtë e në qendër të qytetit, ishte paraparë ndërtimi i parkingjeve nëntokësore.
Por që nga zotimi i kryetarit Përparim Rama, para më shumë se tre vjetëve, ende s’ka diçka konkrete.
Andaj në mungesë të parkingjeve, ka raste kur qytetarët, veturat e tyre i lënë skaj trotuareve.
Pas këtij veprimi, që përbën shkelje të ligjit, pasojnë gjoba.
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besart Krasniqi thotë se më mirë do ishte krijimi i hapësirave të bollshme për parking, që mos t ‘ketë nevojë për gjoba.
“Këta po detyrohen, shiko nuk kanë ku t’i lejnë, përpara se të japin gjoba me urdhër të inspektoratit të kryeqytetit, pse nuk I përmbushin njëherë premtimet e tyre, e pastaj të hidhen të qytetarët”, tha Besart Krasniqi, asamblist i VV-së.
Ndërkaq, nga komuna e Prishtinës, nuk dhanë ndonjë afat se kur pritet të fillojnë punimet, pasi ende nuk është hapur asnjë tender.
“Disa nga to veçse janë të projektuara, pra faza e parë është e përfunduar, tashme jemi ne fazën e dytë, atë të prokurimit, të cilat duhet të vendosen në planin e prokurimit e pastaj pas shpalljes së fituesit të ekzekutohen”, thuhet në përgjigjen nga Komuna e Prishtinës.
Aktualisht, komuna e Prishtinës ka 3 parkingje nëntokësore.
Përveç atij tek katedralja, dy të tjerë janë në afërsi të sheshit “Zahir Pajazi” dhe tek Pallati i Rinisë.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: