Shkrimtarja Jasmina Mustafa, autore e librit me poezi “Ëndrra të vjedhura”, ishte e ftuar në emisionin veror të ATV-së, ‘n’mal A n’det’.
Ajo në këtë emision tregoi se ku gjen inspirim për krijimtarinë e saj.
“Jo që nuk shkruaj në ditë vere, por preferenca e ime është që të shkruaj më shumë në ditë vjeshte, sepse janë më të qeta, janë ditë me shi, janë ditë shumë më me ngjyra dhe ana emocionale dominon. Përveç vjeshtës me motivojnë njerëzit. Unë çdo herë them se ata janë si një pasqyrë të cilët reflektojnë te unë. Gjithçka që është e
mirë, gjithçka që kanë dhimbje apo gjithçka tjetër, sikur e bashkndjej me atë dhe e shkruaj në formë poezie”, thotë ajo.
Ajo tregon se poezitë e saj janë që trajtojnë tema nga më të ndryshmet.
“Poezitë e mia janë shumë të ndryshme. Nuk jam e fokusuar vetëm në një temë, kam poezi dashurie, kam poezi për politikë, pra tema nga më të ndryshmet”, tregon ajo. /atvlive.tv