Pesë ministra evropianë të Mbrojtjes takohen për të diskutuar rreth Ukrainës

Ministrat e Mbrojtjes nga pesë shtetet kryesore të NATO-s në Evropë do të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën në një takim sot pasdite në Paris.

Takimi i tyre pason njoftimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës për një rifillim të menjëhershëm të ndihmës ushtarake dhe të shërbimeve sekrete amerikane dhe një marrëveshje ukrainase për një armëpushim 30-ditor – nëse Rusia pranon. Ky ishte rezultati i takimit të nivelit të lartë midis dy vendeve në Xhedah të Arabisë Saudite, shkruan ATSH.

Takimi i Parisit përfshin përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Britania e Madhe, përcjell KosovaPress.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili ishte në takimin e Xhedahut, do të marrë pjesë përmes një lidhjeje me video.

Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues nga BE-ja dhe NATO-ja.

“Bisedimet do të fokusohen në forcimin e mbrojtjes evropiane”, sipas Ministrisë franceze të Mbrojtjes.

Dje në mbrëmje, shefat e ushtrive të 36 vendeve u takuan në Paris për të diskutuar për dislokimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA