Kalo te përmbajtja
Të fundit

Përurohet shkolla në Talinoc të Ferizajt, mungon inventari

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Përurohet shkolla në Talinoc të Ferizajt, mungon inventari

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Pasditen e së mërkurës, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, destinacionin nga Prishtina e pati në Ferizaj.

Reklamë

Në fshatin Talinoc, Nagavci përuroi shkollën, megjithëse ishte në dijeni që punimet finale nuk kishin përfunduar ende.

Për vizitën e ministres Nagavci, drejtoria e shkollës ishte e njoftuar, por jo edhe për prerje të shiritit.

“Shkollën dje e ka vizituar, por ajo ka shkruar që është përuruar dhe unë po them që është përuruar. Shkolla është moderne, ashtu siç ka thënë, është e financuar nga MASHTI dhe e fituar nga DKA-ja. Shkolla ka kabinete dhe gjithçka që i nevojitet, por i mungojnë karriget. Dje ministrja na ka premtuar që deri në fund të javës do të vijë edhe një pjesë e vogël e inventarit që mungon në shkollë,” tha Emine Zeqiri, drejtoreshë e shkollës.

Për mosorganizim dhe njoftim, kishte ankesa edhe nga prindërit.

“Dje fëmijët më thanë që na kanë thirrur për përurimin e shkollës. Fëmijët nuk i kanë lejuar të shkojnë askund. Pasi e kanë përfunduar shkollën, i kanë ftuar përsëri, por nuk i kanë lejuar të dalin jashtë dhe kanë thënë që nuk i kanë lejuar të hyjnë në shkollë,” tha një prind.

Shkolla e Talinocit, ka rreth 300 nxënës të cilët mësojnë me tri ndërrime në kushte jo të mira infrastrukturore.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Përurohet shkolla në Talinoc të Ferizajt, mungon inventari | ATV