Doktoresha Shkendije Dobruna, e cila me profesion është dermatologe, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV, foli rreth kancerit malinjë të lëkurës, për atë se si manifestohet, diagnostikimi, trajtimin e shumëçka tjetër.
Doktoresha, si shqetësim kryesor përmendi edhe përdorimin e solariumit, për të cilin tha se në vendin tonë përdoret në masë të madhe dhe për çka tha se janë të rrezikshëm, pasi shkaktojnë kancerin e lëkurës.
“Dermatologët janë gjithmonë kundër përdorimit të solariumit, për arsye se është ekspozimi maksimal i rrezeve që jo vetëm nishanet që mundet më i ndërru por mundet që edhe në një lëkurë që nuk ka nishane, mund të fillojë të provokojë kancerin e lëkurë, në Australi është plotësisht i ndaluar. Po ashtu në ShBA, është e ndaluar përdorimi i solariumit nën moshën 18-vjeçare, kur qelizat janë ende në zhvillim e tek ne nuk ka asnjë kufizim. Përdorimi i solariumit, pas një kohe të gjatë humb elasticitetin e lëkurës dhe kolagjenin, për çka shkaktohen edhe rrudhat”, tha ajo.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: