Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se skandali i parë me të cilin u përball si ministër, ku u akuzua për marrje të ryshfetit, ishte i fabrikuar, por që sot nuk trajtohet më nga asnjë media apo institucion.
Ai theksoi se edhe pse e ka paditur shpifësin në organet e rendit, drejtësia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, ndërsa mediat nuk po i kthehen më kësaj teme.
“Unë atë personin e kam paraqitur në organet e rendit të drejtësisë. Prej momentit që unë e kam paraqitë, e unë jam pasqyru si hajn dhe si një person që ka marrë mitmarrje. Ai personi edhe asnjë portal në mediat e Kosovës nuk janë duke iu rikthy atij skandali,” tha Peci.
Peci tha se kjo heshtje mediatike dhe institucionale po ndodh edhe pse ai ka ngritur padi për shpifje dhe rasti është lehtësisht i verifikueshëm.
“Në momentin kur unë e kam ba pjesën e padisë për shpifje, asnjë shkrim nuk përsëritet. Edhe mekanizmat e drejtësisë nuk e marrin asnjë veprim” u shpreh Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: