Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për ofertën që i është bërë LDK-së për bashkëpunim, duke thënë se rezistenca e tyre nuk është e arsyetueshme.
Ai tha se koalicioni aktual ka qenë i sinqertë dhe transparent në ofertën për partneritet, duke i kërkuar LDK-së të guxojë dhe të marrë përgjegjësi.
“Çka duhet me bo tjetër më të sinqertë sesa me qenë na që hapun në një letër që i drejtoheshin subjektit politik, e mes tjerash ku e shpjegon që përafria ose preferenca ose mendësia e votuesve edhe trendi i lëvizjes së tyre në dy-tri palë zgjedhjet e fundit thotë se shkon prej VV-së, LDK-së, ato ndërmjet GUX-it e LDK-së, guxos edhe Vetëvendosje. Dhe rrjedhimisht, çka kam ma të sinqertë sesa me ju ofru një partneritet dhe bashkëpunim”, deklaroi Peci.
Sipas tij, nëse LDK refuzon, zgjidhja e vetme do të jenë zgjedhjet e reja, pas të cilave sërish do të kërkohet një koalicion.
“Edhe koalicioni, mes tjerash, është me i thanë që në rast se refuzon, zgjedhja e vetme është të shkuarja në zgjedhje dhe prapë do të duhet me u ulë dhe me realizu një koalicion. Dhe ne po e dëshmojmë si koalicion, në këtë rast prijësi i koalicionit është edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e demonstron katërçipërisht para qytetarëve që nuk jemi për me pasë bllokadë institucionale, që jemi për kompromise, që jemi për me ofru partneritet dhe bashkëpunim, por megjithatë në anën tjetër po hasim në një rezistencë të partive politike opozitare”, tha Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: