Peci: Opozita s’mund ta formojë Qeverinë, është mision i pamundur

Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ideja që opozita mund ta formojë qeverinë është e paqëndrueshme dhe e pamundur, për shkak të numrave aktualë në Kuvend.

Ai theksoi se me 48 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetjen e disa deputetëve të komuniteteve jo-shumicë, çdo përpjekje për ta rrëzuar këtë qeveri është e destinuar të dështojë.

“Ky diskursi që opozita mundet me formu qeverinë… opozita s’mund me formu qeverinë. Me këta numra që i ka Vetëvendosja, me 48 deputetë edhe me nja 5 a 6 të komunitet joshumicë që janë të barikadum bllok pra Vetëvendosjes, jo që është zor, është mision i pamundur”, deklaroi Peci.

Ai shtoi se mbi 42 për qind e qytetarëve e kanë votuar këtë qeveri dhe një ndryshim pa zgjedhje do të çonte në jostabilitet politik.

“42.3 për qind e qytetarëve të Kosovës që e kanë votu Vetëvendosjen, GUXO dhe Alternativën… përkthye te kjo pjesë e etnisë shqiptare i bjen 47 ose 48 për qind e shqiptarëve që e kanë besu Albin Kurtin për kryeministër. Nuk mund të pasë këtu alternativë tjetër, me shkak se ka jostabilitet mandej”, tha Peci.

Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA