Kalo te përmbajtja
Të fundit

Peci: AAK-ja nga viti 2018 ka paguar vetëm dy euro për metër katror për zyra në qendër

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Peci: AAK-ja nga viti 2018 ka paguar vetëm dy euro për metër katror për zyra në qendër

Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për shumë vite ka shfrytëzuar hapësira shtetërore pa paguar qira, ndërsa më pas ka nënshkruar kontratë me qira vetëm dy euro për metër katror.

Ai tha se nga viti 2000 deri më 2018, AAK-ja nuk ka paguar asnjë cent qira për objektin që kishte uzurpuar, ndërsa pas këtij viti ka filluar të paguajë një shumë simbolike.

Reklamë

“AAK-ja tetëmbëdhjetë vjet nuk ka pagu asnjë cent shtetit. Në vitin 2018 e ka bo një kontratë me dy euro për metër katror. Në Ulpianë, në 2018 dhe 2019 kanë fillu me ba pagesën, ndërsa deri atëherë objekti ka qenë i uzurpuar”, tha Peci.

Ministri tha se me ardhjen e tij në detyrë, është bërë një rivlerësim dhe është kërkuar që të paguhet qira reale, bazuar në gjendjen dhe vlerën e tregut.

“Në vitin 2023, ne i kemi thënë jo, s’mundesh më dy euro. Komisioni ka bërë një vlerësim, ku është propozuar tetë apo tetë e gjysmë. Kur kemi parë objektin, ka qenë në gjendje sikur në Vukovarë në periudhën e luftës. Kam thënë se këtë hapësirë do ta renovojmë dhe do ta bartim një pjesë të stafit aty”, deklaroi Peci.

Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Peci: AAK-ja nga viti 2018 ka paguar vetëm dy euro për metër katror për zyra në qendër | ATV