Jo vetëm rend e pastërti – ja si ndikon pastrimi në humor dhe mendje
Nëse ndonjëherë ke pastruar shtëpinë dhe më pas je ndjerë më e qetë, nuk është rastësi. Psikologët pohojnë se pastrimi nuk është vetëm një detyrë shtëpiake, por një formë e lehtë terapie që ndihmon në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit.
Kur pastrojmë, truri ynë fokusohet në diçka konkrete dhe krijon ndjesinë e kontrollit. Ndërsa largojmë pluhurin dhe rrëmujën nga ambienti, shpesh ndjejmë sikur po pastrojmë edhe mendimet e lodhshme që na mbingarkojnë.
Studimet tregojnë se personat që mbajnë një ambient të pastër dhe të rregullt ndihen më produktivë, më të lumtur dhe kanë më pak ankth. Edhe aroma e pastërtisë – qoftë ajo e detergjentëve apo e ajrit të freskët pas pastrimit – ndikon pozitivisht në trurin tonë, duke sjellë ndjesi çlirimi dhe motivimi.
Në ditët moderne, pastrimi është bërë pjesë e ritualeve të kujdesit për veten. Shumë njerëz zgjedhin ta shohin si moment relaksi: vendosin muzikë, ndiznin një qiri aromatik dhe shndërrojnë detyrën e përditshme në një formë meditimi aktiv.
Pra, shtëpia e pastër nuk është vetëm për sy – është për shpirt.


 
                                     
    




