Pasarelat më të mëdha të modës e kanë thënë fjalën e tyre dhe këtë vit një ngjyrë po del qartë mbi të tjerat. Kafeja çokollatë është shpallur si një nga nuancat më të forta të sezonit, duke u shfaqur pothuajse në çdo koleksion – nga Milano në Paris e deri në New York.
Kjo ngjyrë po vjen si një alternativë elegante ndaj të zezës klasike. Është e ngrohtë, sofistikuar dhe jashtëzakonisht e lehtë për t’u kombinuar. Dizajnerët e kanë përdorur në pallto, kostume, fustane, por edhe në aksesorë si çanta, këpucë dhe rripa, duke e bërë atë të përshtatshme si për ditën ashtu edhe për mbrëmjen.
Ajo që e bën kafen çokollatë kaq të dashur këtë vit është fakti se përshtatet me çdo stil: minimal, klasik apo modern. Kombinohet bukur me tonet neutrale, por edhe me ngjyra më të forta, duke krijuar një balancë perfekte mes thjeshtësisë dhe luksit.
Nëse po mendon të rifreskosh gardërobën, një copë veshjeje në këtë nuancë është investim i sigurt. Sepse këtë vit, kudo që të shikosh – në pasarela, rrjete sociale apo vitrina dyqanesh – kafeja çokollatë do të jetë aty.






