Bleona Qereti ka bërë të ditur se gjendet për pushime në Shqipëri. Ajo zbuloi se është me prindërit e saj dhe po kalon mjaft mirë, të paktën kështu duket nga fotot dhe videot që ajo ndau në rrjet.
Kujtojmë që në muajin korrik, Qereti u bë temë në mediat rozë për shkak se është parë në ambientet e Gjykatës së Tiranës.
Sipas shqiptarja.com, arsyeja është për një kallëzim të bërë ndaj një studio arkitekturore, me të cilën kishte pasur kontratë për arredimin e një apartment. Thuhet se Bleona Qereti ka dhënë një pjesë të lekëve por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye çështja ka përfunduar në gjykatë.
Edhe pse nuk është aktive në skenën muzikore të Shqipërisë dhe Kosovës si dikur, Bleona po e shijon jetën dhe karrierën në Hollywood, ku vazhdon të zhvillohet dhe të avancohet në fushën e aktrimit.
Së fundmi, ajo shkëlqeu si një nga aktoret në kastin e filmit hollivudian “Chief of Station”, me regji nga Jesse V. Johnson. Në ‘’Chief of Station” bëhet fjalë për një ish-agjent të FBI-së, jetën e të cilit e trondit vdekja tragjike dhe e papritur e bashkëshortes.
Bleona Qereti, përveçse është njohur për stilin e saj të guximshëm shpesh ka bërë disa deklarata të forta. Një prej tyre është edhe besnikëria ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vend që ajo e quan tashmë shtëpi. Bleona theksoi se nëse do të punonte ndonjëherë për një qeveri, do të ishte vetëm për qeverinë amerikane.
Sikurse shumë figura të tjera publike, Bleona ka shprehur hapur mbështetjen e saj për figura politike, përfshirë edhe Donald Trump. Duke qenë e hapur dhe e drejtpërdrejtë, Bleona lë të kuptohet qartë qëndrimet e saj të qarta politike , dhe pavarësisht reagimeve./NO FILT