17.4 C
Pristina
E mërkurë, 25 Shtator, 2024

Pas FIT-it, sot proteston NJSO para Qeverisë

Pas protestës së djeshme të FIT-it, sot para Qeverisë do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative (NJSO).

Sipas burimeve të ATV-së brenda policisë, protesta do të zhvillohet në ora 11:00, ku numri i protestuesve do të jetë më i vogël për shkak të detyrave konkrete të NJSO-së.

Ndryshe, në mesditën e djeshme dy njësitë më elitare të Policisë së Kosovës protestuan para Qeverisë së Kosovës. Ata në mënyrë paqësore shprehën pakënaqësitë e tyre si dhe përmes një letre paraqitën kërkesat drejt kryeministrit Albin Kurti.

Njësitë Speciale Intervenuese dhe Njësitë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive në protestën e sotme i kanë bërë thirrje kryeministri Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre se nuk do të zmbrapsen më prej tyre.

Ata thonë se kërkesat e tyre janë legjitime dhe sociale. Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 % të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

Në rast të mos përmbushjes ata paralajmëruan edhe veprime tjera. Siç thanë njësitet, pakënaqësitë nuk datojnë nga dje, por ka më shumë se 10 vite që kanë marrë premtime për benefitet të cilat i takojnë mirëpo deri më tani këto premtime asnjëherë nuk janë realizuar. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA