spot_imgspot_img
spot_img

Paguanin 300 mijë euro për një fundjavë në Sarajevë për të vrarë popullsinë civile/ Tjetër padi për Vuçiç

250–300 mijë euro për një fundjavë turistike në Sarajevë për të vrarë popullsinë civile.

Preferoheshin gra, vajza dhe fëmijë. Vrasësit‐killer ishin njerëz të pasur, me pasion për armët, luftën dhe gjuetinë, dhe vinin nga e gjithë Europa Perëndimore e madje edhe nga përtej oqeanit.

Ata ishin shumë nuk numërohen me gishtat e duarve dhe viktimat e tyre po aq. Disa nga snajperat turistë mund të kenë vdekur por disa jetojnë ende sot.

Kjo është dëshmia tronditëse që shkrimtari italian Ezio Gavazzeni rrëfen në një intervistë ekskluzive për gazetaren Alba Kepi.

“Në janar të vitit 2025 dorëzova një kallëzim në Prokurorinë e Milanos dhe në nëntor 2025, pra pak javëmë parë, jam thirrur nga Reparti Special Hetimor i Milanos, ROS. U kam dorëzuar të gjitha materialet dhe dokumentacionin tim. Nuk e dëshiroja këtë vëmendje mediatike, nuk e di se si lajmi përfundoi në tëpërditshmet italiane. Ajo që dua me këtë kallëzim dhe investigim është të hedh dritë dhe të sjell të vërtetën mbi atë që ka ndodhur mes viteve 1992–1996 gjatë rrethimit të Sarajevës.”

Sipas tij, grupe personash nga bota perëndimore udhëtonin drejt Sarajevës si turistë, por qëllimi i tyre ishte të qëllonin mbi popullsinë civile.

“Dija diçka për këtë ‘trafik turistësh’, nëse mund ta quajmë kështu, nga disa artikuj të viteve ’90 tëpublikuar në mediat italiane. Më kishte prekur shumë. Pas daljes së dokumentarit Safari Sarajevo, interesi im për të hetuar këtë fenomen u rrit edhe më tepër.”

Kush ishin këta turistë‐killer?

“Vinin nga e gjithë Europa. Megjithatë, hetimi im është përqendruar te italianët e përfshirë dhe te individënga Kanadaja dhe SHBA-ja. Dëshmitë që kam mbledhur e vërtetojnë këtë. Ishin sipërmarrës, profesionistëtë suksesshëm, njerëz të vlerësuar në shoqëri, të gjithë me një pasion të përbashkët për armët dhe gjuetinë. Për të analizuar profilin e tyre psikologjik më ka ndihmuar një kriminologe. Të gjithë ishin meshkuje nuk kishte gra mes tyre.”

Sa paguanin për këtë “hobi” mizor?

“Paguanin nga 250 deri në 300 mijë euro për një fundjavë. Qëllonin ndaj kujtdo, por sidomos ndaj personave më të pambrojtur: fëmijëve, vajzave, grave.”

Çfarë pritet nga ky kallëzim i dorëzuar në Prokurorinë e Milanos?

“Pres që drejtësia të vihet në lëvizje dhe të nisë një proces ndaj tyre.”

Pse nuk e dorëzuat kallëzimin në Gjykatën e Hagës?

“U konsultova me avokatët e mi dhe zgjodhëm këtë rrugë. Asgjë më shumë.”

Pak ditë më parë, një gazetar kroat dorëzoi po në Milano një kallëzim tjetër ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Çfarë mendoni për këtë?

“Mendoj se sa më shumë zëra të ketë në kërkim të së vërtetës, aq më mirë. Për faktet që lidhen me Vuçiç-in, nuk di çfarë të them, nuk e kam ndjekur. Ai vetë ka deklaruar se ka qenë vullnetar në luftë. Di vetëm se e gjithë ajo botë serbo–ruse kishte një kanal të privilegjuar për të vepruar atje, dhe nuk kishin nevojë për vektorë ndihmës.”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA