spot_imgspot_img
spot_img

Pa tifozë mysafirë në “Maradona”: Napoli merr masa drastike sigurie

Klubi i Napolit ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Eintracht Frankfurt, e cila do të zhvillohet më 4 nëntor në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Sipas një deklarate zyrtare të Prefekturës së Napolit, është vendosur që për këtë ndeshje nuk do të lejohen tifozët mysafirë. Vendimi është marrë për arsye sigurie, për shkak të rrezikut të lartë për rendin publik.

“Në dritën e rrezikut të lartë për rendin dhe sigurinë publike që lidhet me këtë ngjarje, si pasojë e rivalitetit midis grupeve të tifozëve, i cili kishte çuar tashmë në incidente serioze gjatë ndeshjes së zhvilluar më 14 mars 2023 në këtë qytet,” thuhet në deklaratë.

Ndeshja e vitit të kaluar u shoqërua me përleshje të dhunshme mes tifozëve, duke e kthyer qendrën e Napolit në një skenë kaotike të përleshjeve urbane. Pamjet e trazirave bënë xhiron e rrjetit, duke theksuar rrezikun e përsëritjes së dhunës në rast të rikthimit të tifozëve gjermanë në qytet.

Përballja mes Napolit dhe Eintracht Frankfurtit pritet të zhvillohet më 4 nëntor, por këtë herë pa praninë e tifozëve vizitorë. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA