Një histori e mrekullueshme për dy vëllezër binjakë Jahir dhe Binak Gashi, që luftuan së bashku me UÇK-në në luftën e fundit, është një shembull i përkushtimit për vendin dhe njëri-tjetrin.
Në një bisedë për emisionin N’FREKUENCË në ATV, ata rrëfyen historinë e tyre, të cilët nuk u ndanë asnjëherë nga njëri-tjetri, madje as froni i luftës.
“Prej fillimit që u formu Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitin 1998, në muajin shkurt kemi qenë sigurim të fshatit, bashkëmoshatarë. Erdh koha që ta veshim uniformën e UÇK-së. Nuk kishim ku me shku përte vendit tonë. Armiku na sulmonte siç na ka sulmuar çdo herë”, rrëfen njëri prej vëllezërve Gashi.
Ata tregojnë se dita që iu bashkuan UÇK-së, ishte një nga momentet që nuk do ta harrojnë asnjëherë, pasi për ta, ishte sikur të ishin lindur për së dyti.
“Kur iu kemi bashku UÇK-së na u ka doktë vetja sikur me lindë, aq vullnet që kemi pasë. Edhe si nxënës kemi shkruar parulla atëherë kur i shkruanim ne shqiptarët. Kemi qenë gjithë për me e ndezë luftën me armikun se nuk mundeshim të bajmë më”, thotë vëllau tjetër binjak. /atvlive.tv
Rrëfimin e plotë të tyre e gjeni në videon më poshtë: