Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” u vlerësua me çmimin kryesor “Grand Prix” dhe u rendit e para, në Festivalin Ndërkombëtar “Spring Symphonies” 2026 në Spanjë.
Nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, orkestra e të rinjve nga Kosova u përball me dhjetëra orkestra të tjera. Artistët e rinj përfaqësuan Kosovën duke dëshmuan talent, përkushtim dhe pasion të rrallë për muzikën.
“Ky sukses nuk është vetëm një çmim, është dëshmi e punës së palodhshme, sakrificës dhe ëndrrave të mëdha që jetojnë tek i gjithë ekipi”, shkruhet në faqen e Orkestrës “Amadeus”.
Orkestra vazhdon të krenojë Kosovën me talentet e saj të rinj. Një muaj më parë, me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, artistët e rinj performuan në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit në Tiranë, ku sollën një program të larmishëm me vepra si “Gramophone Waltz”, pjesë nga Beethoven, “Palladio”, ritmet e njohura të “Can-Can” si dhe tinguj shqiptarë si “Malësorja”. Koncerti titullohej “Brezi i lirisë” dhe në programin pati pjesë nga Beethoven, Haydn, Jenkins, Texidor, Offenbach, Hopkins, Doga, Antonido etj./atsh






