​Operacion ndërkombëtar antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri

Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 52 personave midis Italisë dhe Shqipërisë.

Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Gjithashtu sipas asaj që raporton TGCOM24, u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milion euro.

Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës, transmeton TopChannel.

Në Shqipëri operacioni është kryer në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.

Detaje të mëtejshme mbi operacionin do të ofrohen gjatë një konference për shtyp online në orën 10:30 të mëngjesit, në të cilën do të marrin pjesë Altin Dumani – Prokuror i Posaçëm për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Tiranës, Roberto ROSSI – Prokuror Publik i Barit, Prokurori i Përgjithshëm Michele Carbone – Drejtor i DIA-s dhe Gianluca Forlani – Anëtar për Italinë i Eurojust. (AGI)Mav.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA