Kalo te përmbajtja
Të fundit

Nxënësit kosovarë në shkolla me armë, zbulohet një rast tjetër te shkolla teknike në Obiliq

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Nxënësit kosovarë në shkolla me armë, zbulohet një rast tjetër te shkolla teknike në Obiliq

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe brenda institucioneve arsimore. Thika, armë zjarri e mjete tjera të rrezikshme shpesh hasen në duart e nxënësve gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë u zbulua së fundmi në shkollën e mesme teknike në Obiliq, ku gjatë ditës së djeshme është gjetur një armë e ftohtë.

Reklamë

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë policore teksa po patrullonin, e kanë kapur në flagrancë një nxënës me thikë në xhep.

Nxënësi i dyshuar është i moshës 15-vjeçare dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Reklamë

Nxënësit kosovarë në shkolla me armë, zbulohet një rast tjetër te shkolla teknike në Obiliq | ATV