Deputetja Duda Balje ishte e ftuar në emisionin LIBERO në ATV. Ajo në këtë emision foli për jetën e saj private, familjen si dhe rrugëtimin e saj në politikë.
Derisa po fliste për fillimet e karrierës së saj në politike, ajo tha se nuk e kishte menduar fare të futej në politikë, por kishte ndodhur krejt pa plan kur i ishte kërkuar vetëm ta jepte emrin në listat e kandidatëve për ta plotësuar kuotën gjinore për t’u regjistruar në KQZ.
“Unë kam hyrë në politikë pa plan. Kam qenë shtatëzënë me djalin e tretë dhe në fakt kam hyrë në listën e koalicionit VAKAT për shkak se ata nuk kanë pasur kandidate femra. Tek ne, femrat nuk janë shumë të interesuara për politikë dhe tash me e regjistrua listën në KQZ, duhet me qenë dy meshkuj e një femër. Ka munguar edhe një femër dhe kanë ardhur te unë në shtëpi, më kanë thënë ma jep letërnjoftimin vetëm për me e plotësua këtë listën”, tregoi Balje.
Ajo tha se, edhe pse në fillim nuk kishte pasur interesim, me kalimin e kohës e ka gjetur veten dhe tani, politika është pjesë e jetës së saj. /atvlive.tv
Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: