Reperi i njohur Noizy ka reaguar me ironi lidhur me llogarinë e Mozzik në Instagram. Mozzik, i cili më parë kishte 2.1 milionë ndjekës në platformë, ka humbur një pjesë të madhe të tyre, duke i rënë numri në 1.8 milionë.
Në një postim në rrjetet sociale, Noizy ka komentuar duke shkruar: “Paguni jepjani paret hackerat qe ju kan shtu folloëers se jau hoqen folloëersat o quna”.
Mozzik ende nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me humbjen e ndjekësve, por ka vazhduar të postojë momente nga jeta e tij personale.