Kalo te përmbajtja
Të fundit

NLB Banka dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve bashkojnë forcat për të ardhmen e fëmijëve dhe mbrojtjen e mjedisit!

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

NLB Banka dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve bashkojnë forcat për të ardhmen e fëmijëve dhe mbrojtjen e mjedisit!

NLB Banka ka zyrtarizuar partneritetin me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në kuadër të kampanjës inovative “Mos printo, kontribuo”, e cila synon të mbështesë fëmijët pa kujdes prindëror dhe njëkohësisht të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit përmes reduktimit të printimeve të panevojshme në ATM.

Për çdo transaksion ku klientët zgjedhin të mos printojnë kuponin në ATM, NLB Banka realizon një kontribut financiar për mbështetjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Shuma e mbledhur nga këto transaksione dyfishohet nga vetë Banka, duke e kthyer një veprim të thjeshtë në një akt solidariteti.

Reklamë

Marrëveshja u nënshkrua nga z. Gem Maloku, Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, dhe znj. Albane Zogu Morina, Udhëheqëse e Zyrës për Zhvillim të Fondeve në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke forcuar angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe një mjedis më të pastër.

Gjatë vizitës në SOS Fshat, z. Maloku pati mundësinë të takojë fëmijët që përfitojnë nga mbështetja e SOS Fshatrave, duke dëshmuar nga afër rëndësinë e solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit.

Ky partneritet përfaqëson jo vetëm mbështetje financiare, por edhe një përkushtim të thellë për ndërtimin e një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’