Me vendim të kryetarit të Prishtinës, nga 1 tetori disa kategori të qytetarëve do ta kenë transportin urban falas.
Biletë nuk do të paguajnë stafi shëndetësor, arsimor, administrata e kryeqytetit si dhe nxënësit e studentët.
Identifikimi i këtyre kategorive, sipas zëdhënësit të Komunës së Prishtinës do të bëhet përmes kuletës digjitale.
“Eshtë mëndu që kuleta digjitale si platformë që ka fillu ma herët zbatimin të jetë një urë lidhëse mes udhëtarit dhe transportit dhe ata udhëtar 40 % e konsumatorëve të mëhershme e kane kuletën digjitale dhe përmes kësaj do ta identifikojmë moshën dhe të dhënat e tjera që na duhen” shtoi Pellumb Bajqinovci
Vendimi i cili nuk kaloi përmes kuvendit komunal, sipas Mentor Buzhalës, gazetar i politikave lokale është i jashtëligjshëm.
“Vendimi i fundit i kryetarit Rama për lirimin nga pagesa të disa kategorive është i jashtë ligjshëm për shkak se ka thënë ka hy në fuqi menjëherë këtë vendim e ka marrë dje ndërsa sot e ka dergu ne komitetin për politik dhe financa të miratohet” ttha për ATV-në
Kritika e Buzhalës për Komunën nuk qëndron. Marrja e vendimit thonë se u bë në koordinim me zyrën ligjore.
“1.12 Ky vendim është i ligjshëm ka ardhë prej zyrës ligjore në bashkëpunim me kryetarin Rama ata i kanë përcjellë dhe i kanë pa të gjitha dispozitat që na lejohet për vendimin e tillë” deklaroi ai
Komuna e Prishtinës e ka marrë përsipër kompensimin e pagesës për të gjitha këto kategori.







