Nëpër barnatore vazhdon të mungojë tretësi “NaCl”

Përgatiti: Diellëza Krasniqi

Me mungesë të infuzionit NaCl, vazhdon të përballet barnatorja qendrore e Prishtinës.

Hiç më mirë nuk qëndrojnë as barnatoret private të kryeqytetit.

Për mungesë të këtij tretësi fiziologjik dhe të barnave tjera, sipas Odës së Farmacistëve fajin e ka Ministria e Shëndetësisë.

‘’NaCI perfaqësojnë barin esencial ne fushën e shëndetësisë fakti qe ne përballim me mungesën e NaCI ne institucionet publike dhe private vjen si pasojë e vendimeve të gabuara dhe të gutshmë nga ministri’’, tha zv.kryetari i OFK-së, Astrit Haxhijaha.

Derisa nëpër barnatore ky infuzion po mungon, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i njëjti është shpërndarë në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor.

‘’Ju informojmë se Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar të gjitha institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor me produktin NaCI 0.9% 500ml dhe NaCI 0.9% 100ml, sipas planifikimit dhe kërkesave të rregulla të QKMF-ve në nivel vendi. Andaj, konsiderojmë se nuk ka mungese të këtij produkti’’, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë javës së kaluar, në mungesë të tretësit fiziologjik në spitalin e Mitrovicës ishte anuluar programi operativ.

Ndërkaq ankesat e qytetarëve dhe të distributorëve për mungesë të disa llojeve të barnave kanë filluar menjëherë pas hyrjes në fuqi të Listës së çmimeve.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve, në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA