Kalo te përmbajtja
Të fundit

​Nëntëmbëdhjetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

​Nëntëmbëdhjetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi

Sot mbushen nëntëmbëdhjetë vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi.

Më 21 maj të vitit 2006, qytetarët e këtij vendi, përmes votës në referendum, mbështetën pavarësinë nga Serbia.

Reklamë

Për suksesin e referendumit ka qenë e nevojshme mbështetja e së paku 55% të votuesve.

Vota pro pavarësisë e pakicës shqiptare ka qenë vendimtare. Kuvendi i Malit të Zi paraprakisht kishte miratuar ligjin për referendum, në përputhje me rekomandimin e Bashkimit Evropian.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor. Më 28 qershor 2006, Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
​Nëntëmbëdhjetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi | ATV