Kalo te përmbajtja
Të fundit

Në QNR përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve me vendim të KQZ-së, në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Në QNR përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve me vendim të KQZ-së, në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Të martën në mesnatë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

Ky proces u zhvillua në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Reklamë

KQZ njofton se gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Edhe për këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Në QNR përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve me vendim të KQZ-së, në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë | ATV