spot_imgspot_img
spot_img

Në epokën e digjitales, Kuvendi i Kosovë ruan një televizor analog

Në një institucion që ka parë deputetë të vijnë e të shkojnë, reforma që kanë ndryshuar rrjedhën politike, dhe investime që kanë transformuar çdo cep, që nga holli e deri në sallën plenare, një element i vetëm ka mbetur stoik.

Kohës e teknologjisë moderne, në Kuvend i shpëtoi ky televizor, gjysmë çerek shekulli i vjetër, që ende transmeton seancat plenare.

Nga ky ekran i vjetër e i ngushtë, punëtorët e sigurimit përcjellin në kohë rrjedhën e seancës, për të qenë të përgatitur nëse kërkohen intervenimi i tyre.

Ndryshimet e kuvendit, e qëndrueshmërinë e televizorit, i pa nga afër edhe gazetari që përcolli punën e kuvendit ndër vite, Kosovë Gjoci.

“Një kohë e mbaj mend që ka qenë brenda tek ajo pjesa ku ne kemi qëndruar si gazetar sepse ka pasur periudha kur edhe e kemi pasur të ndaluar të rrimë në holl sepse dikur deputetet këtu kane pi cigare. Mandej me kohën kanë ndryshuar gjërat, ata kanë kaluar tek pjesa mbrapa por ky televizor realisht ka vite që qëndron këtu”, tha Gjoci.

Për një kohë, Gjoci thotë se iu shërbeu edhe gazetarëve.

“E mbaj mend në periudha të atëhershme kur kemi përdoru digdafon dhe kemi punuar kryesish për media të shkruara, e kemi përdor këtë televizor për me incizu zërin që na u është dashtë për ato çka është deklaru sepse atëherë edhe qasja në sallën ku tash shkojmë si media, nuk e kemi pas të drejtën me shku atje”, tha Gjoci.

Me një kërkim të thjeshtë në Google, vërtetohet se ky televizor është pjesë e një gjenerate tashmë të zhdukur, modelet analoge që shpenzojnë më shumë energji dhe nuk prodhohen më.

Në ndërkohë nga kuvendi bëjnë me dije se mos ndërrimi i tij nuk ka qenë për shkaqe mundësie, por vetëm për ta ruajtur si vlerë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA