Përgatiti: Arian Hajdaraj
Në një parcelë skaj magjistrales Fushë Kosovë, Ministria e Bujqësisë planifikon ta ndërtojë objektin e ri. Për këtë projekt, ky dikaster të enjten ka dhënë njoftimin paraprak për këtë procedurë të prokurimit.
Ndërkaq, tenderi i cili kap vlerën prej 9 milionë e 200 mijë euro, do të hapet për aplikim tek më 20 shkurt të këtij viti.
Paraprakisht, në fund të vitit 2024, Ministria kishte hapur një tjetër tender: për rrënimin e objekteve të cilat aktualisht ekzistojnë në parcelën ku planifikohet ndërtimi I të riut.
Vlera e tenderit në të cilin kompanitë mund të aplikojnë deri më 20 janar të këtij viti, është 90 mijë euro. Në mars të vitit 2024, Ministria e Bujqësisë pati vendosur që të mos e vazhdojë kontratën me bizneset të cilat po funksiononin në tokat ku tani planifikon ta ndërtojë objektin e ri.
Tash e dy vjet, Ministria e Bujqësisë funksionon në një objekt me qira.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: